JOQ Albania
Home

“Çmendet” Perez, Iskon dhe 60 mln euro për yllin e Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paulo Dybala mund të jetë goditja e madhe e merkatos së Real Madridit në merkaton e verës.

Spanjllët po vuajnë në sulm pas largimit të Ronaldos dhe duan me doemos një lojtar klasi në atë repart.

Ylli i Juvetusit duket i preferuari dhe Presidenti perez është gati të bëjë një çmenduri për ta afruar në ekip.

Bëhet fjalë për një ofertë bombastike: 60 milionë euro, plus kartoni i Isco-s për të arritur në 100 milionët që duan bardhezinjtë.

Reali e njeh mirë potencialin e argjentinasit dhe është gati të bëjë një investim të rëndësishëm për të.

Nga ana tjetër edhe Juvensusi do e pranonte me kënaqësi këtë ofertë.