JOQ Albania
Home

Bënte tifo për ta në Botëror, në Serbi krenohen me Kosta Grillon
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 12:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komentatori i njohur, Kostandin Grillo është bërë protagonist gjatë Botërorit të Rusisë pasi deklaroi se bënte tifo për Serbinë.

Kjo deklaratë i kushtoi pushimin nga puna.

Megjithatë, në Serbi ndihen krenarë me komentatorin shqiptar.

Gazetari serb, Zeljko Kuzmiç ka risjellë në kujtesë ngjarjen për mediat e vendit të tij, përkatësisht për “Mozzart Sport”.

Ai tregon:

Ndërsa isha në Shqipëri, u bëra mik me komentatorin e mirënjohur Kostandin Grillo, që punonte në televizionin kombëtar. Ai ishte i ftuar një një television në Kosovë dhe kur e pyeten për ekipin që bënte tifo, ai tha Serbinë. Kjo sepse ai ka shumë miq nga shteti ynë, përfshirë dhe mua. Pastaj ka pasur edhe probleme të tjera pasi e pushuan nga puna".