JOQ Albania
Home

Lazio e shqiptarëve, talenti i kombëtares gati për hapin e madh
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 13:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lazio është padyshim ekipi i vetëm në Europë që promovon futbollistët shqiptarë dhe i bën ata të mirënjohur.

Kjo pasi në krye të ekipit është drejtori Igli Tare i cili u jep dorën futbollistëve nga Shqipëria.

I radhës që po pret të bëjë hapin fatal është talenti i Shqipërisë U19, Serxho Kalaj i cili është pjesë e të rinjve te ekipi nga Roma.

Shqiptari ishte sërish në stol në takimin e fundit në kampionat, ku Lacio fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Empolit.

Kjo nuk është hera e parë që Kalaj grumbullohet nga Simeone pasi edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Interit dhe ndaj Frosinones në kampionat, ai ishte grumbulluar.

Megjithëse ende nuk ka debutuar me fanellën e parë të Lacios, me këto grumbullime duket se edhe ajo ditë nuk është e largët.