JOQ Albania
Home

Gjuetarët filmojnë në mal krijesën legjendare
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/02/2019 13:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjuetarët vendas në Provo, Utah kanë filmuar një krijesë duke ecur lart në një mal.

Pasi e kanë postuar videon në rrjetet sociale, ata besojnë se pamjet e tyre tregojnë krijesën gjigante për të cilën flasin shumë, por asnjë herë nuk ka pasur pamje të qarta të tij.

Austin Craig dhe shoku i tij pretendojnë se krijesa në foto është Këmbëmadhi i famshëm për të cilin flitet aq shumë në SHBA.

Ndërkohë që videoja nuk jep ndonjë provë të qartë, mjaftoi për t’u dhënë atyre që besojnë se krijesa mitike ekziston, një arsye më tepër që t’i mëshojnë akoma më shumë besimit të tyre.

Pamjet janë filmuar më 2 janar ndërkohë që krijesa, ose një persona me përmasa të madha fizike, ngjiste malin.

Gjatë filmimit të incidentit, Austin u thotë miqve të tij:

Hej seriozisht, shikoni sa i madh është! Po ecën për qefin e vet, nuk mendoj se është njeri, mendoj se është një Sasquatch, sepse shikoni, është shumë larg në mal, por gjithsesi duket kaq i madh!”

JOQ Albania