JOQ Albania
Home

Pronari e braktisi anë liqenit, qeni bën gjestin që do ju thyejë zemrat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/02/2019 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qen, që refuzoi të braktisej nga pronari i tij, ka prekur zemrat e të gjithëve në rrjetet sociale.

Pasi i zoti e zbriti nga makina për të braktisur në mes të rrugës, miku i tij me katër putra vazhdoi ta ndiqte edhe pse makina ishte nisur me shpejtësi tashmë.

Qeni u braktis nga pronari i tij në liqenin Ming në Kaliforni ndërsa pamjet janë filmuar nga Stephen Sage Silver, i cili ndodhej mbrapa me makinën e tij.

Duke mos e kuptuar që i zoti po e braktiste, ai vazhdonte të luante me të duke lëvizur bishtin pa pushim, por në një moment makina u nis dhe ai mbeti vetëm në mes të rrugës.

Gjatë kohës që filmonte, Silver dëgjohet të thotë:

Dreq jo, ai është qeni yt plako. Nuk bëhet kështu. Ky tipi sapo e braktisi qenin e tij, pikërisht këtu.”

JOQ Albania