JOQ Albania
Home

Ky është 22-vjeçari që dhimbjen që i jep kanceri në tru e ka kthyer në forcë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/02/2019 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ollie Jowett, në moshën 21-vjeçari mori lajmin se kishte një tumor të rrezikshëm në tru.

Kushdo në vendin e tij do trishtohej ose do demoralizohej, por jo Ollie, ai zgjodhi që sëmundjen e tij ta luftonte me kokën lart dhe të mos dorëzohej.

Duke treguar historinë e tij, ai rrëfen që diagnostikimi me kancer i dha atij motivimin e duhur që të realizonte ëndrrën e tij.

Jowett, i cili punon si trajner profesional në një palestër,u diagnostikua në shtator të vitit 2017, kështu që i vuri synimin vetes që nuk do të dorëzohej nga synimi i tij për të qenë më në formë se kurrë.

Duke folur për diagnozën e tij, Ollie tha:

Natyrisht që u mërzita. Por ishte një emocion mpirjeje ai që ndjeja. Mendova se çfarë duhet të bëja tani? Sepse nuk mund të jesh i përgatitur për këtë gjë, sidomos në moshën 21-vjeçare."

Tumori i tij vazhdon të zmadhohet ndërsa vendi në të cilin ai ndodhet dhe mosha e Jowett-it e bëjnë të vështirë kurimin, por ai është i vendosur të mos heqë dorë.

I riu ka hapur një llogari në “gofundme”dhe ka krijuar një profil në Instagram të quajtur, Project Beat Cancer, ku dokumenton udhëtimin e tij të vështirë. JOQ Albania