JOQ Albania
Home

Vdekja e Sala, reagim emocionues nga Xherdan Shaqiri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vdekja e Emiliano Sala ka prekur gjithë botën e futbollit.

Mesazhe pafund ngushëllimi qarkullojnë në internet.

Mes tyre është edhe Xherdan Shaqiri i cili ka shprehur pikëllimin e tij për humbjen e argjentinasit.

Shaqiri shkruan:

Jam thellësisht i pikëlluar me vdekjen e Emiliano Sala. Familja ime dhe unë dëshiroj të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë gjithashtu me familjen e pilotit.

Emiliano Sala po udhëtonte drejt Cardiffit me një avion të vogël që po drejtohej nga piloti David Ibbotson.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 janar, ndërsa pas shumë ditësh kërkim, autoritetet kanë arritur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë, që doli të jetë pikërisht i futbollistit.