JOQ Albania
Home

Barcelona shumë pranë firmës me Kristiano Ronaldon e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona vijon të jetë një ekip aktiv në merkato.

Katalanasit kanë hedhur sytë nga Portugalia aty ku duan shërbimet e një super talenti.

Fjala është për Zhoao Feliks, 19-vjeçari i talentuar i Benfikës i cili po i mahnit të gjithë në vendin e tij.

Ai luan si sulmues i dytë dhe të gjithë e shohin si Ronaldon e ri për shkak të ngjashmërisë në stilin e lojës.

Djaloshi ka një të djathtë fantastike dhe mund të bëjë mirë rolin e fantazistit dhe sulmuesit të krahut.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona e pëlqen shumë lojtarin dhe është gati të sigurojë shërbimet e tij për në verë, madje duke paguar një shifër të konsiderueshme.