JOQ Albania
Home

Një vit nga vdekja e Astorit, Fiorentina merr vendimin e papritur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 18:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në 4 mars, mbushet fiks një vit nga vdekja tragjike e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astorit.

Mbrojtësi u gjet i pajetë në dhomën e hotelit para ndeshjes me Udinesen, për shkak të një ataku kardiak.

Bota e futbollit u trondit nga ky lajm dhe të gjithë u solidarizuan me familjarët e tij.

Muajin që vjen, më 4 mars, në orën 20:30, është në program ndeshja e javës së 26-të të Serisë A midis Atalantës dhe Fiorentinës.

Por, klubi nga Firence nuk dëshiron të zbresë në fushë dhe do të kërkojë nga Liga afrimin e ndeshjes në fjalë një ditë para.

Vjollcët duan ta respektojnë përkujtimin e tij duke mos zbritur në fushë, ndërsa mbetet të shihet a do e respektojë këtë vendim skuadra e Atalantës.