JOQ Albania
Home

“Kjo është siguria e Ministrisë së Bujqësisë dhe AKU-së”, qytetari lemeriset nga pamjet e denja për film horror
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08/02/2019 18:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Siguria ushqimore ka qenë gjithmonë një problem në vendin tonë. Një rast i ardhur në redaksinë e JOQ Albania fakton se ky problem është më emergjent se kurrë më parë.

Një qytetar ka nisur disa foto pranë JOQ Albania, në të cilat shikohet se një viç është therur në mes të një ambienti të hapur dhe më pas mishi i tij është vendosur në dëborë, pa respektuar asnjë kusht higjeno sanitar.

Më tej ai ka treguar për JOQ Albania:

Ja se si nje tregetar nga Tirana  ble Mish vici ne nje fshat te Korces si mish te mire dhe nuk shahet cilesia por kushtet se si ai e trajton ate ne therjen e tij dhe ne transport mizerabel duke e leshuar ne Debore,por nuk e dine qe Debora aq e bardhe eshte Po 1000 te zeza ka brenda! Kjo eshte Shqipëria kjo eshte siguria e Minitris te Bujqesise dhe AKU-s".

Më poshtë po ju sjellim edhe fotot, që qytetari ka dërguar dhe ato flasin më shumë se sa 1000 fjalë.

E çka mund të thuhet në përfundim është se fotot tregojnë se qytetari ka nxjerrë bllof Ministrisë e Bujqësisë dhe AKU-në, kurse pamjet janë të denja për një film horror, pasi gjak në dëborë dhe një kokë viçi të ngordhur që qëndron në dëborë vetëm në Shqipëri të rastis të shikosh.