JOQ Albania
Home

“Shqiptari ndërron jetë në burgun e Francës, ka dyshime se është vrarë nga gardianët”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/02/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim, për një shqiptar të vrarë në burgun "La talaudiere" në Saint Etienne në Francë.

Sipas denoncuesit, ai është 46-vjeçari nga Peshkopia, Limon Meta, ndërsa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Në denoncim thuhet se ka dyshime se mund të jetë vrarë nga gardianët e burgut, ndërsa këta të fundit kanë thënë se shqiptari ka vrarë veten.

Më tej denoncuesi shton se shqiptari i cili ka ndërruar jetë, po qëndronte në burg padrejtësisht prej 4 muajsh, si dhe kishte pasur problem me gardianët të cilët e kishin rrahur më herët.

Denoncimi për JOQ Albania

Mirdita. Jena nburg nfranc saint Etienne sot e kan vra veten ni shqiptar limon meta 46 vjeq nga peshkopi dibra, po flitet qe e kan vra edhe gardianat nuk dihet po osht vdekje e dyshimt. Ju lutem interehesohuni per rastin e tij tket drektsi drejtsi edhe e kan fut ne burg pa asnje fakt qe 4 muj. Gardianet po thojn qe ka vrar veten, po ka pas problem me gardian e kan rrahur me heret po osht e dyshimt. po dyshohet qe gardiant e kan vra se jon mundu ta mshefin mos te mirret vesh, nuk jemi sigurt sdiqoft kerkon drejtsi. as ambasad as kerkush ska ndermar asnje hap