JOQ Albania
Home

Messi “braktis” stërvitjen e Barcelonës, rrezikon Championsin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/02/2019 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona do luajë dy ndeshje deçizive këtë javë pasi në kampionat përballet me Atletikon, por në mesjavë ka edhe sfidën e Championsit me Lionin.

Lajmi i keq për trajnerin Valverde është se ylli i skuadrës, Lionel Messi, nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme me skuadrën.

Argjentinasi është në dyshim serioz për ndeshjen e radhës në kampionat.

Trajneri Valverde shpreson ta ketë në dispozicion sulmuesin të paktën në ndeshjen e Champions League ndaj Lionit, por edhe kjo nuk është e sigurt.

Ndërkohë, trajneri i katalanasve mund të ngushëllohet me rikuperimin e mbrojtësit Samuel Umtiti, që mund të jetë plotësisht gati për sfidën europiane ndaj ish-skuadrës së tij.