JOQ Albania
Home

Fanatikët e Samsung mezi po e presin, por Galaxy S10 ka një problem serioz
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/02/2019 23:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe disa ditë kanë mbetur nga prezantimi zyrtar i gjeneratës së re të smartfonëve nga gjiganti koreano-jugor, Samsung.

Por, veç çmimit të kripur, si duket Galaxy S10 vjen edhe me një tipar që pritet t’i bezdisë përdoruesit.

Disa imazhe të publikuara së fundmi tregojnë që smartfoni i ardhshëm vjen me një buton të fikjes dhe ndezjes që aktivizohet me anë të gjurmës së gishtave.

Kjo metodë është përdorur edhe nga kompani të tjera, por butoni me sensorë kryesisht ka pasur formë rrumbullake.

Në këtë rast Galaxy S10 vjen me një buton që është në formë drejtkëndore. Kjo do të thotë që ka më pak hapësire për verifikimin e gjurmëve.

Butoni e bën gjithashtu të pamundur përdorimin ndërkohë që mund të jetë i lënë në një tavolinë apo objekt tjetër.

Zgjidhje jo aq e zgjuar Samsung. JOQ Albania