JOQ Albania
Home

E përzuri dikur nga skuadra, lojtari ka mundësinë e artë për t’u hakmarrë ndaj Spallettit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/02/2019 0:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Luciano Spalletti ndodhet në fije të perit. Trajneri zikaltër rrezikon shumë, pas startit jo të mirë të fazës së dytë me Interin.

Kësaj here si kundërshtar ai do të gjejë një lojtar që e ka stërvitur vetë dikur.

Bëhet fjalë për Gervinhon, që ai e degëdisi në Kinë, vetëm pas 13 ditësh te Roma.

Në 2016-ën, Spalletti mori drejtimin e Romës dhe marrëdhënia e tij me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë nuk qe e mirë, duke e detyruar që të largohej në Kinë.

Tani Gervinho do të ketë mundësinë të hakmerret ndaj trajnerit që dikur nuk besoi te aftësitë e tij dhe e përzuri nga skuadra.