JOQ Albania
Home

Kjo është vogëlushja që ka një emër aq të çuditshëm sa përballet me tallje kudo ku shkon
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/02/2019 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 5-vjeçare duhet të përballet ditë për ditë me tallje për shkak të emrit të çuditshëm që i kanë vënë prindërit.

Vogëlushja quhet Abcde Redford, por sipas të ëmës, emri i saj lexohet, Ab-city.

Nëna e saj,Traci Redford ka treguar së fundmi se vajza e saj është përqeshur nga një punonjës i linjës ajrore me të cilën ato po udhëtonin.

Sipas Tracit, incidenti ndodhi në një aeroport në Florida ku një nga agjentët filloi të qeshte me zë të lartë pasi lexoi emrin e vogëlushes. Më pas ata i bënë foto biletës me emrin e vajzës dhe e postuan në Facebook për shaka.

Abcde vuan nga epilepsia ndërsa pasi lajmi u bë publik, linja ajrore i kërkoi familjes ndjesë për incidentin. JOQ Albania