JOQ Albania
Home

Fëmijët tuaj janë në rrezik serioz, ja pse nuk duhet t’i lini dyert e dhomave hapur natën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/02/2019 14:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju mund të keni një numër të madh arsyesh për t’i lënë dyert e dhomave në shtëpinë tuaj hapur gjatë natës.

Por, sipas paralajmërimeve që janë bërë së fundmi, e mira është që asnjë derë të mos rrijë e hapur gjatë natës.

Arsyeja lidhet me rastet e zjarrit. Një grup zjarrfikësish kanë treguar me një foto të vetme se pse fëmijët tuaj do jenë më të sigurt nëse dera e dhomës do të jetë e mbyllur.

Në një foto ilustruese, duket një derë nga të dyja krahët, në anën e brendshme është e paprekur, ndërsa në anën e jashtme është e djegur nga flakët.

Mesazhi si përfundim është: Në rast zjarri, nëse dhoma e fëmijëve tuaj është e mbyllur, me shumë mundësi do t’i mbrojë ata nga përhapja e zjarrit në dhomën e tyre. JOQ Albania