JOQ Albania
Home

U gjet vetëm Sala, familja e pilotit bën thirrjen prekëse: Na e riktheni dhe ne në shtëpi
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2019 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy jetë që nuk vlejnë njësoj! Kjo u duk qartë në rastin e aksidentit të avionit ku brenda ndodheshin futbollisti, Emiliano Sala dhe piloti  David Ibbotson.

Të dy të zhdukur prej ditësh, ndërsa dje u bë e mundur nxjerja e trupit të Sala nga deti.

Por, ende nuk dihet asgjë reth fatit të pilotit Ibbotson.

E gjithë bota u solidarizua me këtë tragjedi, por ajo që bie në sy është se të gjithë luteshin për Sala, ndërsa pilotin nuk e përmendte askush.

Trupi i tij ende nuk është gjetur, ndërsa nde nuk ka ndonjë infromacion zyrtar për të ditur nëse kërkimet për të do të vazhdojnë apo jo.

Nga ana tjetër, familja e këtij të fundit pret me padurim që të gjendet trupi i pilotit në fjalë.

Vajza e pilotit ka kërkuar ndihmë financiare që të vazhdojnë kërkimet për të gjetur edhe trupin e Ibotson.

Ajo shprehet:

Ju lutemi na ndihmoni që ta sjellim në shtëpi dhe t’i japim përcjelljen që meriton. Ne po mbështetemi në mirësinë e njerëzve me zemër të mirë, për të na ndihmuar me fonde që të gjejmë babanë, burrin dhe birin tonë të dashur.
Të thuhet se kërkimi është zhvendosur, e ka bërë këtë kohë edhe më tragjike. Ne nuk duam të jemi me mendjen se babai gjendet i vetëm, por e duam në shtëpi që të pushoj i qetë. Çdo donacion do të vlerësohej shumë”.