Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka shënuar një eurogol në ndeshjen e sotme që skuadra e tij, Rizespori po luan ndaj Antaliasporit në Turqi.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës i dha avantazhin ekipit të tij me një perlë të vërtetë që në minutën e 6 të takimit.
Pasi mori topin, goditi fort me këmbën e majtë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar.
Në stadium ka shpërthyer festa, ndërsa vetë sulmuesi nuk u ka besuar syve kur e pa topin në rrjetë.
Goli i shtatë në kampionat për 24-vjeçarin i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Ndërkohë ndeshja vijion të jetë 1-0 për Rizesporin.
Vedat Muriqi Harika gol #rizespor pic.twitter.com/UFP1sv5PG9
— ikibucuküstt (@detayanalizzzz) February 9, 2019