JOQ Albania
Home

Pirlo poston foto duke pastruar shtëpinë, komenti i Totit do iu shkrijë së qeshuri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2019 16:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pirlo dhe Toti janë dy legjenda të futbollit italian që adhurohen nga ç’do tifoz futbolli.

Pas tërheqjes nga kjo lojë, ata i janë fukusuar secili jetës private, por vazhdojnë të jenë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit, Andrea Pirlo ka postuar një fotografi në rrjetet sociale.

Ai shfaqet i angazhuar me pastrimin e shtëpisë, me ndihmën e një fshese me korent.

Maestro shkruan sipër:

Goditjet e lira… ndonjëherë i godet, ndonjëherë i pëson. Sot është radha ime".

Ndërkaq, komenti i Francesko Totit nuk vonoi dhe ishte thumbues duke bërë të të shkaktojë të qeshura pafund.

Toti i shkruan:

Po të duash eja te unë pak më vonë".