JOQ Albania
Home

Pritej titullar, Shaqiri “zhduket” papritur nga lista Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2019 17:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dhimbje e papritur barku ka detyruar Xherdan Shaqirin të mos grumbullohet me Liverpoolin për ndeshjen që po luhet në këto momente ndaj Bournemouth.

Kjo ndeshje ka rëndësi jetike për skuadrën e Jurgen Klop pasi duhen medoemos tre pikët për t’u rikthyer në vendin e parë dhe deri tani po fitohet me rezzultatin 2-0.

Shaqiri po kalonte një formë fantastike dhe pritej titullar në këtë sfidë, por dhimbjet e detyruan trajnerin ta lerë jashtë ekipit.

Po luhet pjesa e dytë dhe Liverpooli deri në këto momente duket se e ka në xhep fitoren.