JOQ Albania
Home

E turpshme/ Arbitri dhe VAR vazhdojnë të “masakrojnë” Real Madridin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2019 17:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhet në këto momente ndeshja mes Atletico Madridit dhe Realit, teksa madrilenët po fitojnë me rezultatin 1-2.

Siç ka ndodhur shpesh këtë sezon, edhe në ndeshjen e sotme, Reali i Madridit është bërë pre e vendimeve të gabuara nga ana e arbitrave.

Në momentin e golit të Atleticos, Correa shkakton faull ndaj sulmuesit të Realit, Vinicius JR, por arbitri vazhdon lojën.

Ky moment madje nuk është parë as në VAR.

Kështu, Atletico barazoi me një gol të parregullt pasi loja duhej ndalur dhe Real Madrid bëhet sërish viktimë e rasteve të dyshimta në kampionatin spanjoll.