Real Madridi ka marrë sot një fitore të madhe në transfertë ndaj Atletico Madridit duke fituar me rezultatin 1-3.
Njërin nga golat e shënuar mban firmën e kapitenit, Sergio Ramos i cili ka provokuar hapur me festimin e tij.
Ai iu drejtua kamerës, dhe filloi të imitonte festimin tradicional që bën francezi i Atletikos, Antuan Grizman.
Kjo ka bërë që pas ndeshjes të vërshojnë komentet negative në drejtim të Ramosit nga ana e tifozëve të Atleticos.
Kujtojmë që fitorja e sotme i ka shijuar dyfish madrilenëve, pasi ata i rrëmbyen vendin e dytë rivalëve të "El Colchoneros".