JOQ Albania
Home

“O goce duhet të lyhesh këtu…të jesh e lëvizshme”, 22-vjeçarja tregon tmerrin që po përjeton për të gjetur një punë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 09/02/2019 18:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një problem emergjent në Shqipëri është papunësia tek të rinjtë. Shumica e të rinjëve në Shqipëri, ose janë të papunë ose punojnë jo në profesionin, për të cilin janë shkolluar.

Një vajzë 22-vjeçare ka treguar për JOQ Albania se prej një viti është duke kërkuar punë, për degën në të cilën është shokulluar, por gjithçka ka qenë e kot.

Ajo tregon se pronarët direkt sa e shikojnë i thonë, se duhet të lyhet dhe se duhet të vishet mirë dhe të jetë e lëvizur. Më tej ajo ka treguar se ka pasur edhe një rast nuk u kanë parë fare nëse ka pasur CV, por i kishin sytë tek trupi i saj për ta parë nëse e kishte të mirë ose jo.

Po ashtu e reja ka treguar se edhe i dashuri i saj është duke u përpjekur të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk ka punë.

Gjithashtu vajza tregon se ajo ka frikë, pasi shoqet i thonë se i dashuri i saj  do gjej një tjetër me letrat andej.

Ajo tregon për JOQ Albania:

Përshëndetje JOQ. Jam një vajzë 22vjeç jetoj në Tiranë , kam mbaruar shkollën e lartë por për fat të keq kam një vit që kërkoj punë si ne degën time po ashtu edhe në punë të tjera . Por më kot .. Pronarët sa më shohin direkt më thojnë:- O goce duhet të lyhesh ktu , duhet të vishesh mirë të jesh e lëvisshme . Tjetri më thoshte çdo punonjëse që ka punuar këtu ka kaluar tek unë para , një tjetër nuk më kërkonte CV fare po direkt sytë po a kam trup të mirë apo jo . Shumë herë më kanë shfrytëzuar më kanë mbajtur nga dy dit sa i kam pastruar ambientet i kam sistemuar rrobat etj etj .. pastaj nuk ma ngrinin telefonin , dikush tjetër kërkon eksperiencë e mart e mira ku ta gjej eksperiencën nëse nuk punoj diku . Jam shumë e mërzitur nuk dua ti mar më mamit dhe babit lekë çfarë të më japin më shpirtin?. Përveç kësaj kam tek dy vite që jam lidhur me një djalë të dyja familjet e dinë po si unë , si ai nga të dyja familjet jemi pak ngushtë me ekonominë atyre u ra një fatkeqësi dhe nuk kemi marë akoma një hap për fejesë etj etj  . E dua shumë është njeri fantastik , ka një zemër të madhe më ka ndihmuar shumë aq sa ka pas mundësinë dhe unë po ashtu . Pata lut zotin që të më siellë një njeri të mirë për mua dhe ma solli. Dhe pse kemi pasur raste që jemi grindur me njëri-tjetrin kemi ndenjur me javë pa folur bashkë por sërish jemi kthyer te njëri-tjetri . Çdo herë jemi grindur për fajin tim se xhelozoj ndonjëherë  po gjithmonë ai është kthyer asnjëherë nuk më la. Ai do që të iki jasht për të punuar njerëz jasht nuk ka, por do provoj ndonjë azil më ka thënë ose të rrijë nga 3 muaj e të kthehem se shumë nuk rrin dot duhet te jetë pranë prindërve meqë është i vetëm tani më. Por shoqet më thonë ehee po iku të la gjen tjetrën me letra etj etj . E dua nuk dua të më ik po dhe ktu të dy pa punë si do e nisim një jetë të re edhe ai punon nga dy muaj një herë e paguajnë njëher jo , nuk kërkoj lekë me bollëk e jetë luksi dua të kemi pak të kemi një punë nuk dua të jetojmë me pensionin e prindërve të tijë nëse fejohemi ,janë gjynah pavarësisht se ata na kanë thënë që do ju mbështesim por jemi  ne ata që duhet ti mbajmë .Dua të punojmë po zdi më këtu punë s’ka , tallen s’të japin lekët. Shumë pa fat që të dy ne në këtë aspektin e punës. Nuk e di se cfarë do bëhet jam e dëshpëruar . Nëse ai ikën me vete përnjëher nuk më mer dot pa pas siguru një punë , e një shtëpi ku të shkojmë lekë shumë nuk kemi . Pastaj ai nuk bën dot pa prindërit e atij dhe unë po ashtu e mbështes se me hallin që i ra më dhimbsen si me pas prindërit e mi dhe dua shumë ti mbajë me gjithë qejf janë njerëz të mrekullueshem . Nuk e di kam dëgjuar shumë njerëz që më flasin bëni këtë apo atë po askush nuk të ndihmon sot nëse nuk çanë vetë përpara .