JOQ Albania
Home

Studentët demaksojnë Erion Veliaj-n/ “Gjithçka fasadë, sot mund të kishim vdekur”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09/02/2019 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Erion Veliaj u shfaq në një video të publikuar në faqen e tij në rrjetin social facebook ku foli dhe tregoi se si po rikonstruktoheshin godinat në Qytetin Studenti në Tiranë.

Por disa studentë të irrituar kanë kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe kanë denoncuar se një pjesë e konsiderueshme tavani në njërën nga dhomat e godinës 26, ishte rrëzuar dhe kishte rënë mbi krevatin e një vajze.

Studentët shprehen se nëse tavani do të kishte rënë mbi njërën prej tyre, me shumë mundësi vajza tashmë do të kishte vdekur.

Ata denoncojnë se gjithçka bëhet për fasadë dhe vetëm nga ana e jashtme në një kohë që brenda dhomave gjithçka është katastrofë.

Në vijim denoncimi i studenteve:

Pershendetje JOQ! Ja cfar ndodh nderkoh ne konviktet e qytet studentit. Te godina 26 perball stacionit te policies. Nese ajo do kish ren mbi njeren nga ne mund edhe te kishim vdekur, aq e forte ishte shkeputja. Ku tjeter mund ti shperndajm keto foto vecse tek ju? Qe te pakten ta marrin vesh te gjithe qe rikonstruktimet e godinave behen vetem nga ana e jashtme, vetem per fasade. Nderkoh brenda dhomave cdo gje eshte katastrofe