JOQ Albania
Home

Ia vendosën prindërit, ky është futbollisti me emrin më të çuditshëm
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 09/02/2019 22:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kemi dëgjuar shumë emra futbollistësh të ngatërruar por ky i lojtarit që është në provë te San Lorenco në Argjentinë, është në një nivel tjetër. Bëhet fjalë për kolumbianin Efmamjjasond Gonzalez.

Emri i tij ka domethënie të veçantë, pasi është formuar nga bashkimi i gërmave të para të 12 muajve të vitit. E si Enero(janar), F si Febrero(shkurt), M si Marzo(mars), A si Abril(prill), M si Mayo(maj), J si Junio(qershor), J si Julio(korrik), A si Agosto(gusht), S si Septiembre(shtator), O si Octubre(tetor), N si Noviembre(nëntor), D si Diciembre(dhjetor).

Këtë emër futbollistit ja kanë vënë prindërit, ndërsa ai preferon të quhet Jasond. Lojtari konsiderohet një talent në futbollin kolumbian. Ai është aktivizuar me moshat e Atletiko Nacional të Medelin, kontratë e cila ka përfunduar në 2018-ën. Tashmë ai është në provë te San Lorenco në Argjentinë, me rekomandim të trajnerit të skuadrës së parë.