JOQ Albania
Home

Ramos i pangopur: Tani arrijmë Barcelonën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/02/2019 23:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fitorja e sotme 1-3 ndaj Atletico Madridit,  duket se ka kthyer besimin te skuadra e Real Madridit.

Pas ndeshjes, kapiteni, Sergio Ramos i cili shënoi edhe një nga golat, ka thënë se tashmë beson thellësisht se skuadra e tij mund ta arrijë në renditje skuadrën e Barcelonës.

Ai u shpreh:

Kampionati është i hapur dhe shumë i gjatë. Ka shumë pikë në lojë dhe secila skuadër mund të surprizojë në rezultatet që merr. Ne kemi shpresën dhe do të luftojmë deri në fund.  Duam t’i bëjmë gjërat më të vështira për Barcelonën edhe pse ata kanë një diferencë të konsiderueshme”

Momentalisht, Real Madrid është pesë pikë mbrapa Barcelonës, por skuadra katalane ka një ndeshje më pak, të cilën e zhvillon nesër.