JOQ Albania
Home

Reklamuan kompani bastesh për 90 min, krutanët i gjen belaja pas ndeshjes me Partizanin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 10/02/2019 9:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ndeshjen Partizani-Kastrioti që u luajt ditën e djeshme u vu re se në fanellat e bardha është e stampuar një kompani bastesh, “138.com”, një kompani kineze kjo, që ka një shtrirje edhe në Europë.

Pas ndalimit me ligj të promovimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive, ky klub nuk i kishte marrë pasat për t’i hequr nga fanella reklamat dhe për këtë fakt policia ka lajmëruar procedimin penal ndaj administratorit të ekipit të Kastriotit, G.V., 30 vjec, banues në Krujë.

Në njoftimin e policisë ndër të tjera thuhet:

Në datën 09.02.2019 në stadiumin "Selman Stermasi", gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës  është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.
Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

I çuditshëm është fakti se nga 1 janari Kastrioti ka luajtur gjithsej 4 ndeshje, po me të njëjtën fanellë dhe askush nuk mori masa më parë.

Pse ky reagim i autoriteteve erdhi pikërisht në këtë moment?