JOQ Albania
Home

E turpshme/ Arrestohen dy tifozë që po talleshin me të ndjerin, Emiliano Sala
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 9:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kampionatin anglez, teksa dy tifozë të Sauthempton janë ndaluar nga policia.

Arsyeja është vërtet për të ardhur keq, pasi po talleshin me vdekjen tragjike të Emiliano Sala, duke bërë shenja si avionë në drejtim të tifozëve të Kardif.

Sala kishte firmosur për Kardifin dhe do luante me ta, por u rrëzua me avion teksa po udhëtonte nga Franca duke humbur jetën.

Në video dëgjohen qartë protestat e tifozëve të Kardif, ndërsa shihet edhe një prej stjuardëve që u afrohet.

Të dy personat në fjalë janë dërguar në rajonin e policisë dhe janë nën hetim për shfaqje të pahijshme.