JOQ Albania
Home

Presidenti i Barcelonës plas “bombën”: Po përgatitemi për largimin e Messit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket e çuditshme, por Barcelona po përgatitet të luajë pa Lionel Messin.

Lajmin e konfirmon presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu.

Ai ka pohuar se klubi ka filluar të vërë në zbatim planin për të ardhmen e Barcelonës pa Lionel Mesin.

Duke parë edhe moshën e argjentinasit, Bartomeu e di se shumë mirë se ai do largohet nga ekipi pas pak kohësh.

Deklarata e tij:

Unë e di që një ditë Lioneli do të tërhiqet nga futbolli dhe duhet të përgatitim klubin për të ardhmen. Po afrojmë lojtarë të mirë të rinj pasi kemi nevojë që të vazhdojmë këtë epoke të madhe fitimtare. Kjo është përgjegjësia jonë kryesore