JOQ Albania
Home

Panuçi: Po i bëjmë pasaportën, ja lojtari i ri që do marr në kombëtare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 11:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tomas Guidara do jetë futbollisti i ri i kombëtares shqiptare.

Argjentinasi ka prejardhje arbëreshe dhe ka pranuar të veshë fanellën kuqezi.

Ai luan si mbrojtës krahu dhe cilësohet si një futbollist me shumë vlera.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri, Kristian Panuçi i cili ka treguar se ka komunikuar me lojtarin dhe tani po përgatiten dokumentat.

Panuçi tregon:

Kam folur me lojtarin, ka prejardhje arbëreshe dhe mund t’i bëhet pasaporta . Ai është i gatshëm të vijë, shumë i lumtur, ndaj në këtë moment ka shkëmbim dokumentesh mes lojtarit dhe FSHF. Urojmë që shpejt të mbarojnë dokumentet se është lojtar me cilësi, një lojtar krahu.
Ai është i lumtur që mund të zgjedhë Shqipërinë. Në dy vite kam thirrur edhe lojtarë që më kanë thënë po, por pastaj kanë zgjedhur të përfaqësojnë vende të tjera. Prandaj para se të them se është shqiptar, dua të shoh pasaportën. Ka edhe lojtarë të tjerë, por nuk dua të them emrat”.

Por kush është Tomas Guidara? Emri i tij i plotë është Tomas Ezekuel Guidara. Ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë.

Gjithë aktiviteti i tij futbollist është kryer te klubi Begrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.

Ai mund të përshtatet mjaft mirë si në krah, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes. Panuç ka insistuar pasi sheh tek ai shumë cilësi.