JOQ Albania
Home

Kampioni i botës: Më kapi depresioni pas Botërorit, qëndrova 24 orë shtrirë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shpallesh kampion dhe më pas të kalosh në depresion.

Kjo ka ndodhur me kapitenin e francës, Hugo Loris i cili nuk e ka përjetuar aspak mirë përfundimin e botërorit.

Portieri i njohur tregon se ka kaluar një gjendje depresive e cila e ka friksuar ndjeshëm.

Për “Telegraph” ai ka rrëfyer gjithë përvojën e tij pas kampionatit që u zhvillua verën e kaluar në Rusi.

Loris tregon:

Pasi fiton Botërorin, 2-3 ditë pas këtij eventi ke se me çfarë te merresh, çfarë të tregosh etj, etj. Janë festimet, takimet zyrtare dhe detyrime të tjera të këtij lloji. Më pas, pasi përfundon gjithë këto takime e ceremoni zyrtare nis një zbrazëti e frikshme. Mendërisht dhe psikologjikisht je në një humbëtirë. Ishte një moment depresioni për mua.
Kam qëndruar 24 orë rresht shtrirë në krevat për të harruar gjithçka. Ndihesha tërësisht bosh. E dija që as pushimet nuk kisha për t’i shijuar ashtu si gjithnjë, pasi sezoni i ri me Tottenham ishte në derë. Por tani ai depresion ka kaluar. Jam një tip që mësoj shumë nga çdo përvojë, pozitive apo negative. Për mua tani ka nisur një histori e re, në çdo moshë mund të mësosh diçka të re”.