JOQ Albania
Home

Krijohet aplikacioni që u lejon burrave që të gjurmojnë se nga u shkojnë gratë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/02/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple dhe Google janë akuzuar së fundmi se po ndihmojnë në përforëcimin e ndarjeve gjinore në Arabinë Saudite.

Kjo pasi të dyja kompanitë kanë ofruar në platformat e tyre një aplikacion që i lejon burrat që të gjurmojnë gratë e tyre.

Aplikacioni i quajtur Absher është i disponueshëm si në Google Play ashtu edhe në App Store ndërsa është zhvilluar nga qeveria saudite.

Ndër të tjera, qëllimi kryesor i aplikacionit është që t’i njoftojë burrat në momentin që gratë e tyre kalojnë kufirin.

Absher është identifikuar nga aktivistët dhe refugjatët si një faktor madhor që ndikon në vështirësinë që kanë gratë saudite për të dalë nga vendi. JOQ Albania