JOQ Albania
Home

Reagon administratori i Kastriotit: Nuk është me ligj, ja pse e vendosëm reklamën e basteve
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 13:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e shtetit njoftoi sot se ka nisur një procedim penal kundrejt administratorit të Kastriotit, Gazmend Vogli.

Shkak është bërë reklama e një kompanie bastesh në fanellën e klubit që ai administron.

Në lidhje me këtë procedim, ka reaguar vetë administratori Vogli.

Në një prononcim për ‘VipSport.al’ është shprehur se në ligj nuk është e shkruar që ndalohet në klubet e futbollit.

Njëkohësisht, ai ka pranuar se klubi do të ndryshojë fanellat ditët në vijim.

Ai u shpreh:

Neve s’na ka thënë kush që duhet hequr, e kemi lexuar edhe ligjin dhe nuk është i shkruar për ekipet e futbollit dhe pas kësaj që ndodhi do t’i ndryshojmë të gjitha, logo dhe fanellë. Nga Federata nuk kemi marrë paralajmërim dhe as rregullorja e qeverisë nuk e ka. E ka për dyqanet dhe bizneset por jo për ekipet e futbollit.
Përderisa nuk më tha njeri mua, nuk kisha pse të bëja investime kot dhe kjo ishte si rrufe në qiell të hapur. Dje nuk ishte ndeshja e parë pasi kemi pasur edhe ndeshje të tjera. Tani do të marrim masa dhe do të bëjmë ndryshime. Dëme financiare? Sponsori na ka mundësuar vetëm bazën materiale dhe nuk do të kemi probleme në këtë aspekt.
Tani na duhet bazë materiale e re dhe shkon deri në 14 mijë euro por nuk kemi çfarë bëjmë. Duhet t’i përmbahemi ligjeve. Unë jam punëtor dhe përderisa më lejojnë të zbres në fushë nuk kam pse mbaj përgjegjësi. As ligji dhe as federata nuk na ka ndaluar asnjëherë, por mund të quhet edhe pak neglizhencë e jona pasi ka kosto. Atë fanellë nuk e kam vetëm pas janarit por e kam pasur që në fillim të sezonit”.