JOQ Albania
Home

Atletico publikon pamjet kur arbitri ndihmon Real Madridin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U luajt mbrëmjen e djehsme, kryendeshja e javës në kampionatin spanjoll, teksa reali mundi 1-3 në transfertë Atleticon e Madridit.

Sfida ka qenë mjaft e tensionuar dhe njëkohësisht e kontestuar nga të dyja skuadra.

Reali pretendon se u penalizua nga arbitri te rasti i golit të Grizman, ndërsa Atletico mendon të kundërtën.

Këta të fundit, janë kapur me mënyrën se si gjyqtari i ka interpretuar aksionet edhe duke përdorur sistemin ‘VAR’.

Goli i shënuar nga Bejl, u nis nga një pozicion i dyshimtë, ndërkohë që të njëjtin pozicion arbitri e konsideroi të parregullt në një gol të shënuar nga Morata duke e anuluar.

Sakaq, edhe penalltia që Vinisius fitoi duket si një vendim i gabuar i gjyqtarit pasi faulli ka ndodhur jashtë zonës, por pas konsultimit me ‘VAR’ u akordua penallti.

Të gjitha këto raste, klubi i Atletikos i ka postuar në rrjete sociale dhe duket se e ka gjetur justifikimin e humbjes.