JOQ Albania
Home

Manchester United “prish magjinë”, nuk ka ndërmend të rinovojë me Solskjaer
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse Ole Gunar Solsjkaer ka 10 fitore dhe 1 barazim në 11 ndeshjet e tij të para me Manchester United, duket se drejtuesit nuk janë të bindur te aftësitë e tij.

Ata nuk kanë ndërmend t’ia rinovojnë kontratën dhe në përfundimin e sezonit, Solskjaer praktikisht duhet të rikthehet te Molde.

Këtë skuadër, ai e drejtonte para se të merrte drejtimin e ‘Djajve të kuq’.

Drejtuesit e Moldes e duan me çdo kusht trajnerin norvegjez dhe nuk e kanë ndërmend ta lejojnë kaq lehtë të largohet.

Nga ana tjetër, duke parë hezitimin e Manchesterit, situata bëhet e komplikuar.

Do të ishte vërtet mëkat që drejtuesit e Manchester United të lejonin të largohet njeriun i cili po bën tifozët të përjetojnë një ëndërr.