JOQ Albania
Home

Vuçiq beson se dikush nga Kosova po i organizon protestat kundër tij në Beograd
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 10/02/2019 15:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po beson se protestat kundër tij në Beograd po organizohen nga dikush në Kosovë.

Madje, sipas tij, në raportimet e mediave kuptohet kush po e do rrëzimin e tij, transmeton JOQ Kosova.

“Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan Tanjug.

Sipas presidentit serb mediat shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Vuçiq thotë se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina e ka vendosur taksën.

Teksa ka folur për protestat e organizuara në veri të Kosovës kundër tij, Vuçiq u ka thurur lavde serbëve të kësaj pjese, duke përmendur numrin e vogël të protestuesve që kanë dalë.