JOQ Albania
Home

E vranë përpara një viti në Dibër, policia e dërgoi trupin për autopsi por ende nuk u jepet familjarëve
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 17:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Shqipëri është vërtetuar që mund të ndodhë çdo gjë e çuditshme dhe kjo vihet re nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm që publikohen në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Një qytetar ka denoncuar një ngjarje të rëndë te ish-kreministri Berisha. Ai ka treguar historinë e familjes së një 31-vjeçari që e vranë në prill të vitit të kaluar. Trupi i viktimës u gjet në fund të dhjetorit të vitit 2018.

Policia e dërgoi në spital për të bërë autopsinë, por sipas qytetarit, familjarët nuk e kanë tërhequr ende trupin e 31-vjeçarit sepse personat e morgut u kërkojnë para për tërheqjen e trupit.
31-vjeçari është vrarë përpara rreth një viti në fshatin Zogje të Dibrës dhe mendohet se mbahet ende në morg sepse kërkojnë para në një kohë kur sipas denoncuesit, familjarët janë tepër të varfër.

Statusi i plotë i Berishës:

Nje makabritet tjeter i kakistokracise!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Berisha pershendetje desha tju bej te ditur nje ngjarje te hidhur qe ka ndodhur ne fshatin zogje te dibres kane vra nje djal 31 vjeq qe ne prill te vitit 2018 dhe e gjeten ne fund te dhjetorit te 2018 policia e mori sipas rregullores dhe dergoi ne tirane per ti bere autopsine me shpresen qe mund te gjendet vrasesi eshte futur muaji shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen qe ka mort per dite ata nuk e mbarojn autopsine se duan leke ndersa familja ska lek per buk ju lutem denanconja ket problem serioz per familjen e shkret qe e keqja e tyre spaska fund nuk me intereson qe denancimin e ben te njohur apo anonim shpresoj qe te bejsh diqka."