JOQ Albania
Home

Shqiptari mahnit Gjermaninë me dy supergola
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 17:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milot Rashica po kalon një moment të jashtëzakonshëm në Gjermani te skuadra e Verder Bremenit.

Në sfidën e sotme ndaj Augsburgut, sulmuesi i talentuar i përfaqësueses kosovare ka realizuar dy supergola, pikërisht në minutat 5’ dhe 28’.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0, por padyshim meritën kryesore e ka sulmuesi shqiptar.

Me këtë fitore, skuadra e Bremenit ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe mban vendin e 10-të.

Dopieta e sotme ishte e para për këtë sezon dhe Rashica arrin në kuotën e shtatë golave duke mbetur një pikë referimi në ofensivën e skuadrës gjermane.