JOQ Albania
Home

Ministria e Jashtme shkel Kushtetutën, ndryshon shqiponjën e flamurit kombëtar
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 10/02/2019 19:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Punëve të Jashtme është përfshirë në një skandal. Ajo ka cënuar simbolet komëbtare shqiptare. Prej disa kohësh, ministria ka kthyer shqiponjën e zezë të flamurit në të bardhë, duke e shndërruar kështu në ngjyrën zyrtare të saj.

Flamuri me ngjyrë të bardhë tani përdoret edhe nga përfaqësitë shqiptare në botë, si: Ambasada në Itali, Hollandë, Serbi apo Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë ministër i Jashtëm i dekretuar nga Presidenti Meta është Edi Rama. Me kompetenca të deleguara, ministria drejtohet prej tre javësh nga Gent Cakaj.

Ky skandal u denoncua edhe nga deputeti i LSI, Luan Rama në seancën e së enjtes në parlament.

Deputeti Rama e ka përsëritur akuzën edhe sot:

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!
Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit."

Neni 14, pika 2 dhe 3 e Kushtetutes se Shqipërisë shkruan qartë se:

Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.”