JOQ Albania
Home

Sarri bën gjestin e turpshëm pas humbjes 6-0 ndaj Manchester Cityt
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2019 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Chelsea u mund sot 6-0 nga Manchester City. Skuadra londineze e Sarrit ka bërë një paraqitje skandaloze.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri italian nuk i shtrëngoi duart me Pep Guardiolën, duke u futur menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Gjesti i tij u fokusua nga kamerat dhe të gjithë kanë shpërthyer në sharje ndaj Sarrit i cili duket se tashmë e ka mbyllur me Chelsean.

Gjendja e tij pas humbjes tregon qartë se tekniku nuk ka se çfarë bën më në krye të Chelseat dhe shkarkimi është çështje orësh.