JOQ Albania
Home

Nuk keni pse të shpenzoni para për të hequr qafe puçrrat, zgjidhjen e keni në kuzhinë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/02/2019 0:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që mund të jeni duke i trajtuar problemet e fytyrës me produkte të shtrenjta, duhet të dini se gjithmonë ka mënyra alternative.

Dhe, në shumicën e rasteve mënyrat alternative mund të jenë edhe më të shëndetshme. Në rastin konkret për të hequr qafe puçrrat bezidsëse që ju dalin në trup mund të përdorni hudhrën.

Hudhra ka shumë veti antibakteriale, gjë që e bën një përbërës pothuajse të domosdoshëm të shumë ushqimeve. Por, është zbuluar se përdorimi i saj kundër pikave të zeza dhe puçrrave është mjaft efektiv.

Edhe pse shoqërohet me një aromë disi të pakëndshme, ajo zhduk puçrrat dhe e bën këtë gjë për një periudhë kohore të shkurtër, mundësisht brenda natës.

E vetmja gjë që duhet të bëni është ta ndani në mes dhe pasi e keni shtrydhur pak ta fërkoni mbi lëkurë.

Më pas prisni dhe mrekullohuni nga aftësitë e saj antibakteriale.