JOQ Albania
Home

Panik në Durrës/ Përfshihet nga flakët një banesë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11/02/2019 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Mësohet se flakët e zjarrit kanë rënë në  apartamentin e një pallati, që ndodhet në lagjen numër 1 në Durrës, pranë zonës së Vollgës.

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se një grua e moshur, që jetonte në këtë aparmament është shpëtuar nga flakët.

Ai tregon:

Nje plak e vetme qe jetonte aty u shpetua nga policia dhe zjarrefikesit, sapo u shoqerua me ambulance.

Po ashtu ai ka nisur një video që tregon më së miri se çfarë ka ndodhur.