Dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen tragjikisht në Dilbeek të Belgjikës të premten pas një zjarri në një ndërtesë e ndarë në tri banesa.
Ata janë identifikuar si Pelivan Hysaj, 24 vjeç me origjinë nga Berati dhe Vendik Pirushi, 23 vjeç nga Durrësi.
Shqiptarë kanë mbetur të djegur me dëmtime të rënda dhe nuk kanë mundur t’u bëjnë ballë plagëve të marra.
Dy banesat e tjera të ndërtesës nuk u dëmtuan nga flakët. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
Trupi i Hysajt dhe Pirushit gjenden akoma në morgun e qytetit dhe autoritetet lokale nuk lejojnë transportimin e tyre për në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, motra e Hysajt shpreh dhimbjen për humbjen nga jeta të vëllait të saj.
Ajo shkruan: