JOQ Albania
Home

Nuk është gjetur ende, gruaja e pilotit të Sala jep mesazhin prekës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që trupi i pajetë i Emiliano Sala u gjet, ende janë duke vazhduar kërkimet për trupin e pilotit të aeroplanit, David Ibbotson.

Gruaja e pilotit ka thënë se familja nuk i ka humbur shpresat për gjetjen e trupit.

Ajo shprehet:

Shpresa nuk duhet humbur asnjëherë. Jam e sigurt se ai nuk do të ndalej së kërkuari për mua, prandaj as unë nuk do të ndaloj së kërkuari për të. Kërkimet janë duke vazhduar dhe ne shpresojmë që së paku të marrin trupin e tij."

Kujtojmë që avioni me të cilin po udhëtonin, Emiliano Sala dhe piloti i tij u rrëzua ditën e 22 janarit teksa ishte nisur nga Franca drejt Kardifit.