JOQ Albania
Home

“Sa të mbarojë punë me gratë Rilindja e kanë radhën burrat”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 16:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme u publikua një video ku punonjësi i policisë Berhan Bajrakurti, bënte veprime të turpshme ndaj një 15 vjeçareje.

Ai i tregonte asaj organin gjenital, ndërsa e ngacmonte.

Në lidhje me këtë skandal ka reaguar ashpër gazetari Armand Maho.

Sipas tij, personi që duhet të mbronte të miturën është shembulli më i keq i Rilindjes.

Më tej ai shton se tipa si Bajrakurti, demoralizojnë atë pjesë të ndershme të policisë.

Reagimi i plotë

Votojini, sa te mbaroje pune me grate Rilindja e kane radhen burrat! Ka njeri qe e merr vesh kete pune! Shefi i policise 50 e kusur vjec, ngacmon vajzen 15 vjecare. Kjo nuk do i falej dhe nje polici te ri te sapormeruar, jo me ketij. Eshte pikerisht personi qe duhet te mbronte ate dhe familjen e saj nga paudhesite por ja qe paudhesite ka preferuar ti beje vete. Eshte ne ate pozicion qe te mbroje te pambrojturit, por jo preferon qe te miturat ti ktheje ne femra haremi. Eshte pjese e ketij sistemi, qe i promovon dhe i ngre keta mostra ne postet me te larta. Ndersa ata te ndershmit, ata qe luftojne perdite me krimin i dergon te kerkojne azil. Keta qe jane zhveshur ndaj cdo ndjenje njerzore duke ia lene vendin instikteve, i vesh me pushtet, te tjeret ata qe ropaten ne diell e shi, i le pa mbrojtje nuk i paguan oret e tejzgjatura te sherbimeve, nuk i ble madje asnje uniforme per te qene. Keto jane shembujt e degradimit qe demoralizojne dhe ate pjese te ndershme te policise. Pra ne rast se do te besh karriere, duhet te kesh te besh me trafikante e bandite, dhe po nuk i plotesove keto kushte duhet te jesh si ky shefi i policise se koplikut qe ku i dihet mund te jete bere gjysh! Pra, te na rroje policia qe duam, te na rrojne debatet te na rroje ERTV qe na hap syte per parajsen qe po jetojme, te na rroje KM dhe qeveria me e mire qe ka pare ndonjehere ky vend, sic ka qejf te thote shtatlartesia e tij! Mos kete me njeri dyshime, Rilindja ben shtet, e ben e me Shukriun e Dibres, me ate mostren e Sarandes qe i kerkonte te emes ti sillte te bijen, e ben me ministra e drejtore qe i kane kthyer institucionet ne hareme, i ben me shefa komisariatesh qe gjuajne femra ne 9 vjecare. Pra mos harroni ti votoni ne rresht, se kur te mbarojne grate do e kene radhen burrat.