JOQ Albania
Home

Godet Barcelona, akord me sulmuesin që po “çmend” Gjermaninë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/02/2019 16:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona mendon gjithmonë për të ardhmen dhe sot ka bërë një investim të rëndësishëm.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë arritur akordin me sulmuesin serb, Luka Joviç, i cili aktivizohet në Bundesligë te Ajntraht i Frankfurtit.

Lojtari është në pronësi të Benfikës, por këtë sezon luan si i huazuar në Gjermani.

Transferimi përfundimtar pritet të kryhet në merkaton e verës.

21-vjeçari po kalon një formë fantastike dhe ka shënuar 14 gola në kampionat këtë sezon, duke kryesuar renditjen e golashënuesve në Bundesligë.

Duke parë se Luis Suarez është 32 vjeç dhe nuk mund të përballojë më të gjitha ndeshjet e sezonit, Barcelona sjell në ekip një lojtar të ri dhe energjik.