JOQ Albania
Home

Dështojnë hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt, Prokuroria nuk mori parasysh provat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/02/2019 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ardit Gjoklaj më 7 gusht të 2016-ës u gjend i pajetë në landfillin e Sharrës. Dy personat përgjegjës të akuzuar për vdekjen e tij, u shpallën të pafajshëm. Edmond Kallari  shoferi i eskavatorit dhe Dëfrim Hakrama mbikëqyrësi i punonjësve në landfill, ishin të dy pa kontratë pune, ashtu si Arditi. Gjykata në lidhje me këtë rast ka fajësuar Prokurorinë për mospërmbushje të detyrimeve kushtetuese, duke shkatërruar hetimet. Në vendim shkruhet se përpara gjykatës duhet të ishin persona të tjerë dhe jo Kallari apo Dëfrim Hakrama.

Nga analiza e provave shkresore dhe atyre me dëshmitarë rezulton se kanë qenë persona të tjerë ata që kanë pasur përgjegjësinë e informimit, trajnimit të punëmarrësve dhe zbatimit të rregullave të sigurimit teknik në këtë landfill. Por, për sa kohë këta subjekte apo persona nuk janë pjesë e këtij procesi penal, që po shqyrtohet sot nga gjykata, kjo e fundit nuk mund të shprehet për përgjegjësinë e tyre.

Kallari u akuzua fillimisht si përgjegjës, por sipas pamjeve filmike rezulton se nuk ka qenë me eskavatorin e tij në zonën ku është gjetur trupi i Ardit Gjoklajt. Nga ana tjetër Dëfrim Hakrama u akuzua nga prokuroria për mostrajtim të personelit teknik, por nuk e mori parasysh që shoferi i eskavatorit nuk kishte kontratë pune. Pavarësisht fakteve, prokuroria nuk hetoi persona të tjerë duke këmbëngulur në fajësinë e Kallarit dhe Hakramës.

Ekspertja e gjykatës deklaroi se 17-vjeçari mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe është transportuar aty. Sipas saj prokuroria dhe policia nuk kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore. Për eksperten, kjo tregon papërgjegjshmërinë e policisë dhe prokurorisë për të gjetur fajtorët e vërtetë dhe për të mbyllur sa më shpejt çështjen.