JOQ Albania
Home

Abuzoi me tenderat, arrestohet ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 11/02/2019 16:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-juristi i Ministrisë së Drejtësisë ,Lysien Ali është arrestuar ditën e sotme nga forcat e policisë. Ai ishte në kërkim prej pesë ditësh, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

Ali akuzohet për abuzim me tenderat dhe shpërdorim detyre, ndaj edhe Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "arrest me burg" për ish-juristin.

Katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë janë vënë në pranga me akuzën e abuzimeve me tendera.

Në pranga janë vënë Juliana Hoxha ish- sekretare e Përgjithshme, Aurel Lamçe, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse dhe dy specialistë IT, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.