JOQ Albania
Home

“U largua nga dekriminalizimi, PS riktheu në detyrë policin që ngacmoi seksualisht të miturën”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11/02/2019 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vijim të turit që kryetari i opozitës Lulzim Basha është duke zhvilluar në Shqipëri, ku fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit, ka zbuluar nga Lushnja se shefi i policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit.

Basha tha se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste.

Basha u shpreh:

E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë.
Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme."