JOQ Albania
Home

“Po kur shohim një polic me k*r në dorë, kush është o Llesh?”, gazetari bën për ujë të ftohtë ministrin e Brendshëm
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/02/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shefi i policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti, u arrestua nga policia, pasi i tregonte një 15 vjeçareje organin gjenital në një video.

Denoncimi u bë nga nëna e vajzës, e cila ka treguar se është kërcënuar nga polici në fjalë.

Kujtojmë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi disa kohë më parë në “Opinion” se do ta shihnim në fytyrat e policëve, nëse atë nuk do ta shihnim shpesh në ekrane.

Kjo deklaratë e bujshme e tij e fundos thellë në këtë ditë kur efektivi i policisë në Malësi të Madhe i dërgoi video nudo një 15-vjeçareje duke i treguar organin e tij gjenital.

Cila është fytyra e vërtetë e Lleshajt?

Në ldihje me këtë ngjarje ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri duek ironizuar ministrin e Brendshëm me një status në Facebook.

Tomorri shkruan:

Kur u emerua ne detyre, ministri i brendshem tha: Nese shihni nje polic te dehur, ai polic jam une. Nese shihni nje polic qe sillet keq me qytetarin, ai polic jam une.Por kur shohim nje shef policie me k*r ne dore, kush eshte o Llesh? Po kur shohim nje komisariat te tere qe jo vetem nuk merr denoncimin e nje te miture ne agresion seksual nga polici yt, por edhe i kercenon familjen, kush eshte o Llesh? Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre. Nuk te le me vegla e shefit tend te policise ta ngresh koken ne ate detyre."